Newcastle nuk heq dorë nga Tonali, bën ofertën e dytë, marrëveshja shumë afër

Newcastle United nuk e ka në plan të dorëzohet për mesfushorin Sandro Tonali.
Skuadra angleze e cila ka siguruar pjesëmarrjen në Champions League pas gati 20 viteve, po mendon të përforcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm, shkruan IndeksOnline.
Pasi Milan refuzoi ofertën e parë prej 55 milionë eurove, Newcastle tani ka bërë ofertën e dytë zyrtare, me vlerë 70 milionë euro.
Sipas mediave angleze dhe italiane klubet tashmë janë duke diskuatuar dhe Milan është e gatshme për ta pranuar ofertën./IndeksOnline/