Newcastle ”poker” ndaj Royale Union, merr tre pikët e para në Champions

Pas humbjes nga Barcelona, Newcastle United ka marr tre pikët e para në Champions League.
Skuadra angleze shënoi fitore bindës në udhëtim ndaj skuadrës belge, Royale Union SG, me rezultat 4-0, shkruan IndeksOnline.
Nick Woltemade hapi serin e golave, në minutën e 17-të.
Anthony Gordon dyfishoi rezultatin, pasi u tregua i skat nga penalltia në minutën e 43-të.
Sulmuesi anglez nuk u ndal me kaq, pasi në minutën e 64-të shënoi edhe njëherë nga pika e bardhë.
Fitoren e Newcastle e siguroi Harvey Barnes, me golin e shënuar në minutën e 81-të.
Necastle United ka tre pikë nga dy ndeshje, aq sa ka edhe Royale Union SG./IndeksOnline/