75 Mall Live Search
18:00 / E Shtunë, 25 Nëntor 2023 / C E

Newcastle “shkatërron” Chelsean, “blutë” mposhten me “poker”

Chelsea është mposhtur në transfertë nga Newcastle me rezultatin e thellë 4-1.

Pjesa e parë u mbyllë me shifrat 1-1, ku fillimisht shënoi Isak për vendasit dhe më pas Sterling barazoi me një gol tepër të bukur.

Pjesa e dytë nuk ishte aspak në favor të Chelsea. Newcastle shënoi menjëherë dy gola të shpejtë në minutën e 60’ dhe të 61’, ku Lascelles dhe Joelinton e çuan rezultatin në 3-1.

Në minutën e 69’ u aktivizua dhe Broja, por sulmuesi shqiptar nuk mundi të ndihmonte skuadrën për të ngushtuar rezultatin, pasi në minutën e 73’ Reece James la Chelsea me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të marrë prej tij.

Gordon shënoi edhe golin e katërt për vendasit, duke turpëruar kështu akoma edhe më shumë skuadrën e Pochettino.

Me këtë fitore, Newcastle renditet në vendin e gjashtë me 23 pikë, ndërsa Chelsea mbetet në vendin e 10 me 16 pikë.

Shikoni golat e ndeshjes