Newcastle të vendosur, nuk e dëshirojnë largimin e Isak-ut: Duam t’i mbajmë lojtarët tanë më të mirë!

Alexander Isak është duke kërkuar largimin nga Newcastle Unitedi gjatë afatit kalimtar të verës.
Por, deri tani është “bllokuar” transferimi i tij te skuadrat e interesuara, që në “pole position” është Liverpooli, shkruan Indeksonline
Pikërisht në rrjetet sociale, klubi anglez ka dalë me një komunikatë në lidhje me sulmuesin suedez.
Klubi shkruan se ende nuk ka marrë ndonjë ofertë që mund të pranohet në lidhje me Isak-un. Po ashtu thonë se nuk dëshirojnë largimin e lojtarit.
“Jemi të zhgënjyer që u njoftuam nga një postim në rrjetet sociale nga Alexander Isakut këtë mbrëmje.
“Në përgjigje, ne jemi të qartë se Alex mbetet nën kontratë dhe se asnjë zyrtar i klubit nuk është zotuar kurrë se Alex mund të largohet nga Newcastle Unitedi këtë verë.
“Ne duam t’i mbajmë lojtarët tanë më të mirë, por gjithashtu kuptojmë se lojtarët kanë dëshirat e tyre dhe ne i dëgjojmë pikëpamjet e tyre. Siç iu shpjegua Alexit dhe përfaqësuesve të tij, ne gjithmonë duhet të marrim në konsideratë interesat më të mira të Newcastle Unitedit, ekipit dhe mbështetësve tanë në të gjitha vendimet dhe kemi qenë të qartë se kushtet e një shitjeje këtë verë nuk kanë ndodhur.
“Ne nuk parashikojmë që këto kushte të përmbushen.
“Ky është një klub krenar futbolli me tradita krenare dhe ne përpiqemi të ruajmë ndjesinë tonë familjare. Alex mbetet pjesë e familjes sonë dhe do të mirëpritet përsëri kur të jetë gati të bashkohet me shokët e tij të ekipit”, shkruhet në reagimin e klubit
Isak, është një prej sulmuesve më të kërkuar gjatë merkatos së verës, por ai e dëshiron vetëm transfermin në “Anfield” dhe që pritet të kushtojë rreth 150 milionë euro./Indeksonline/
Newcastle United statement: Alexander Isak
— Newcastle United (@NUFC) August 19, 2025