Newcastle United e zyrtarizon trajnerin e ri
Newcastle United sapo e ka zyrtarizuar Steve Bruce si trajner të ri. 58 vjeçari ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me “Laraskat”.
Steve Agnew dhe Stephen Clemence janë emëruar asistentë të tij.
“Jam i kënaqur dhe tejet i lumtur që jam trajner i ri i Newcastle. Ky është klubi im i fëmijërisë, klubi i babait tim, andaj është moment i veçantë në jetën time. Ekziston një sfidë para nesh, por premtoj se të gjithë do t’i bëjmë krenarë me arritjet tona” ka thënë Bruce.
Steve Bruce do të zëvëndësojë Rafael Benitezin e larguar muajin e kaluar./Indeksonline/
