Nexhipi: Arbitrat turq skandalozë! Vendosa një “kusht” para firmës

Nderim Nexhipi, ish-kapiteni i Partizanit, preku disa tema në emisionin “Elite Show”, çdo të hënë në SportNews nën drejtimin e moderatorit Gjergji Stefa.
Pasi e mbylli me futbollin aktiv, 39-vjeçari nga Shkupi nisi karrierën si drejtor sportiv. Duke punuar te Kukësi, Ballkani dhe turqit e Manisa FK.
Tirana dhe Partizani? Të dyja ekipet kanë qenë me lojtarë cilësorë. Do të veçoja Gentin (Muça) nga Tirana.
Ballkani? Dy herë fituam titullin kampion. Kemi bërë shitje të rëndësishme si Rrahmani, Krasniqi dhe Korenica. Ballkani u bë një brand në një kohë të shkurtër. U bë një gjë tepër e bukur, u shkrua historia.
Kalimi te Manisa? Ishte një klub i organizuar shumë mirë. Me infrastrukturë dhe çdo gjë të mirë. Isha pjesë e një klubi që po bënte historinë. Nuk ishte e lehtë ta lija Ballkanin, por transferimi në një ligë tjetër si drejtor sportiv, është shumë i vështirë.
Sidomos kur je shqiptar. Doja ta provoja atë eksperiencë. Kryetari i Bashkisë ishte ai që financonte klubin. Kur bëra marrëveshjen, gjëja e vetme që kërkova ishte të kisha kohë. Në Turqi njerëzit janë më ndryshe, marrin vendimet më shpejt.
Në dhjetor kisha një bisedë me presidentin. Ai vendosi të largonte trajnerin dhe e mbyllëm bashkëpunimin. Çdo detaj ishte në perfeksion te Manisa. Këtu nuk vlerësohet shumë puna e skautëve.
Kjo është tepër e rëndësishme për një klub. Në Turqi investojnë shumë në skautizëm. Rrogat vjetore të lojtarëve shqiptarë atje janë nga 250 mijë euro në vit. Dhe më shumë.
Arbitra më të dobët se në Turqi, unë nuk kam parë… Edhe në Superligë marrin vendime skandaloze.
E ardhmja? Janë bërë 6 vite që kur fillova te Kukësi me Pacultin. Më doli në Facebook. Është hera e parë që kam dy javë pushim, pasi kam punuar si drejtor 6 vite pa ndërprerje. Të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, u shpreh Nexhipi.