Nexhmedin Spahiu: Krerët institucionalë ndikuan për heqjen e fletarrestit ndaj Radojçiqit

Deklaratat e kryeprokuorit të Prokurorisë Spcieale, Blerim Isufajt lidhur me fletarrestin e të shumëkërkuarit Milan Radojçiq kanë nxitur reagime të shumta në opinionin publik.
Ndër zërat kritikë është edhe ai i analistit Nexhmedin Spahiu, i cili ka hedhur dyshime të forta mbi ndikimin politik në vendimet e sistemit të drejtësisë.
Në një prononcim për “KosovaLive”Spahiu tha se vendimi për ta tërhequr fletarrestin ndaj Radojçiqit nuk ka qenë i pavarur.
Sipas tij “kryeprokurori i asaj kohe është ndikuar nga dikush prej krerëve institucionalë të kohës”./Indeksonline/