Nexhmi Rudari shërohet nga COVID-19

U.D i kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, përmes një postimi të bërë në FB ka bërë të ditur se është shëruar nga COVID-19.
Ai ka thënë se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe nesër i rikthehet punës.
Ky është postimi i tij:
Të dashur qytetarë,
Të nderuar familjarë dhe miq,
Me ndihmën e Zotit dhe me kujdesin dhe këshillat e ekspertëve
shëndetësorë e kalova edhe sfidën e përballjes me COVID-19.
Me shëndet jam shumë mirë dhe nesër do të rikthehem në punë, për të
vazhduar shërbimin ndaj qytetarëve llapjanë.
Ju falenderoj për mesazhet, thirrjet dhe kujdesin e treguar ndaj
meje dhe ju lutem shumë të gjithëve, respektoni rregullat e institucioneve
shëndetësore??
Ruajeni vetën dhe familjet tuaja!