Nexhmije Gori zgjedhet kryetare e Odës së Infermierëve

Nexhmije Gori është zgjedhur kryetare e Odës së Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë. Gori e cila në garë ishte me Agron Bytyqin mori 129 vota, ndërkaq kundër kandidati i saj Bytyqi ka marrë 44 vota.
Nexhmije Gori e cila vjen nga Klinika e Neonatologjisë pas marrjes së postit si kryetare e Odës së Infermierëve ka falënderuar kryetarin e deritashëm Naser Rrustemaj për punën e deritanishme në konsolidimin e OIK.
“Edhe për Ju që keni besuar edhe për Ju që keni menduar se dikush tjetër mund të jetë më i mirë në këtë detyrë. Mendimet ndryshe na bëjnë edhe më të fortë në rrugëtimin tonë andaj respektoj secilën vërejtje, sugjerim dhe kritikë e vlerësim që është konstruktive. Dallimet e sotme i lëmë këtu, që të ecim përpara. Andaj nga sot, gjithë Ju jeni bashkëpunëtorët e mij, për të na ndihmuar për të ecur tutje”, ka thënë Gori.
Ndërsa tha se është e vetëdijshme që nuk është aspak e lehtë të jetë përballë kërkesave dhe sfidave që e presin.
“E dij që do nuk do të jetë aspak e lehtë të jem përballë kërkesave dhe sfidave të panumërta që na presin. Por, vlerat janë aty ku janë vështirësitë. Dhe unë iu them nga këtu se do të vazhdoj edhe atëherë kur vazhdimi të bëhet i vështirë. Ky është rregulli që ndjekin udhëheqës të cilët kanë një qëllim: Të ngërthejnë të vërtetën dhe të luftojnë të keqen”, ka thënë Gori.
Ndryshe, përveç Gorit dhe Bytyqit, kandidat ka qenë edhe Vlora Fejzullahu Ejupi e cila për arsye personale është tërhequr para votimit./Indeksonline/