23:37 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

Neymar akuzon futbollistin me prejardhje serbe se provoi ta lëndoj

Neymar pak nga pak po rifiton formën e tij më të mirë. Ashtu si ndaj Kroacisë edhe kundër Austrisë, Neymar gjeti rrugën e rrjetës duke realizuar një gol shumë të bukur, por më shumë sesa për paraqitjen e tij dhe atë të skuadrës në këtë miqësore në një intervistë për mediat sulmuesi i PSG u ndal të fliste për lojën e ashpër që zhvilluan futbollistët austriakë duke akuzuar ekipin kundërshtar.

“Ndeshja ndaj Austrisë nuk ishte futboll, por UFC. Të paktën askush nuk është dëmtuar”.

Nga akuzat në drejtim të Arnautovic me shokë të shanset që ka Brazili për të triumfuar në Kupën e Botës. Neymar ëndërron suksesin në Rusi 2018.

“Duhet të kesh besim tek ëndrra jote. Ne po ëndërrojmë më shumë nga dita në ditë. Ëndrrat nuk janë të ndaluara.”