Neymar arrin marrëveshje për kalim në Arabinë Saudite, kaq miliona do të përfitojë

Braziliani ka kërkuar largim nga Paris Saint-Germain
Më sa duket Neymar nuk do të rikthehet në Barcelonë, me raportet e fundit në Francë që theksojnë se braziliani ka arritur marrëveshje për të kaluar në skuadrën e Arabisë Saudite, Al-Hilal.
Sulmuesi anësor i PSG-së dhe Brazilit është në diskutim që disa ditë për ta shkëputur kontratën me skuadrën nga kryeqyteti, me Luis Enrique që e ka bërë të qartë që ai nuk është i nevojshëm më për skuadrën në sezonin e ri.
Al-Hilal duket se e ka fituar garën për të nënshkruar me Neymar, pasi që oferta e tyre financiare kënaq të gjitha palët.
Kjo është ajo çfarë raporton L’Equipe në Francë, me gazetarin e njohur Fabrizio Romano që ka konfirmuar transferin në rrjetet sociale.
Skuadra nga Arabia Saudite, sipas asaj që raporton RMC Sport, do të paguajë në PSG një shumë për më shumë së 60 milionë euro për Neymar, kurse ai do të nënshkruajë kontratë me skuadrën saudite deri në vitin 2025.
Do të këtë edhe bonuse që do të bëjnë që shumë të arritet afër 100 milionë euro, derisa L’Equipe raporton që Neymar do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare që do ta bëjë atë të pasur për 160 milionë euro.

Fundi i epokës Neymar në Paris
Siç ka theksuar më parë Marca, MLS nuk është një opsion i mundshëm për Neymar. Arabia Saudite, megjithatë, është parë si një rrugë shpëtimi për problemet që kanë PSG dhe Neymar.
Braziliani, i cili kaloi në Paris për 222 milionë euro nga Barcelona, do ta përfundojë kohën e tij me këtë klub.
Ai dështoi për ta fituar Ligën e Kampionëve me këtë skuadër derisa paraqitjet e tij kanë qenë të luhatshme me këtë skuadër.
Ka pasur ngritje dhe rënie në sezoni, që gjithmonë janë ndërprerë nga një numër i madh i lëndimeve ku në total ai ka munguar 119 ndeshje në PSG.
Neymar ka luajtur 173 ndeshje për PSG ku ka shënuar 118 gola dhe ka bërë 77 asistime.