75 Mall Live Search
19:10 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

Neymar arrin në Barcelonë, nesër ballafaqohet në gjyq kundër ish-klubit të tij

Neymar ka mbërritur në Barcelonë, ku nesër do të paraqitet në gjyq kundër ish-klubit të tij në orën 9:00.

Ai kishte paditur Barcelonën se nuk e ka paguar krejt shumën për rinovimin e kontratës, dhe po pretendon se ka marrë vetëm 14 milionë nga 40 që ai ra dakord me klubin, transmeton Indeksonline.

Gjyqi duhej të zhvillohej në 31 janar por u shty sepse Barça kërkoi që PSG të paraqiste kontratat origjinale që lojtari ka me klubin parisien, diçka që deri më sot entiteti që kryeson Nasser Al-Khelaïfi kishte refuzuar t’i ofronte./Indeksonline/