Neymar – Barcelona, braziliani merr vendimin përfundimtar
Bisedimet për Neymarin mes Parisit dhe Barcelonën kanë qenë intenzive.
Megjithatë, nuk është arritur ndonjë marrëveshje.
Duke vërejtur pamundësinë për ta kompletuar transferimin e tij te Barcelona, sulmuesi brazilian njoftoi të shtunën se ai ka hequr dorë nga lëvizja e shekullit. Ai do ta kalojë edhe këtë sezon në PSG, raporton L’equipe, transmeton Indeksonline.
Sulmuesi i PSG-së ka vendosur të ndalë negociatat rreth një transferimi të mundshëm në Spanjë, pa pritur të përfundojë fare afati kalimtar, nesër.
Ai do të luajë këtë sezon me kampionët e Francës./Indeksonline/