75 Mall Live Search
14:04 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Neymari- Barcelona drejt fundit, s’ka marrëveshje midis klubeve

Rikthimi i Neymarit në Barcelonë me sa duket s’do të ndodhë pasi bisedimet midis klubeve  kanë përfunduar sot.

Kjo sipas Mundo Deportivos, të cilët raportojnë se Barcelona janë tërhequr nga gara për reprezentuesin brazilian, transmeton Indeksonline.

Kërkesat e PSG-së për Neymarin thuhet të kenë përfshirë Dembelen, Rakitiq dhe Todibo plus një shumë të majme parash.

E ardhmja e brazilianit mbetet e paqartë me tri ditë para përfundimit të afatit kalimtar./Indeksonline/