Neymar, Barcelona fillon bisedimet me PSG
Barcelona ka filluar bisedimet me PSG për brazilianin, Neymar.
Mediet spanjolle thonë se gjiganti francez është i gatshëm për të shkëmbyer Neymar për sulmuesin e Barcelonës, Philippe Coutinho.
Ka pasur një takim brenda dy klubeve para disa ditëve dhe ka shumë spekulime që kjo marrëveshje është arritur.
Gjiganti francez që një kohë të gjatë është duke u munduar ta sjellë brazilianin në “Parkun e Princave” dhe tash janë gati për të bërë këtë shkëmbim mes dy brazilianëve.
Pos kësaj, PSG është në kërkim të një portieri dhe janë duke e konsideruar mundësinë për ta transferuar sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala dhe këto transferime mund t’i kryej vetëm me paratë që do të fitojë nga shitja e Neymar./Indeksonline/