75 Mall Live Search
18:20 / E Enjte, 17 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Neymar befason me deklaratën e fundit, ja çfarë thotë për Mbappe

Kohët e fundit është raportuar nga mediat e huaja se ka pasur probleme mes dyshes sulmuese të PSG-së, Neymar-Mbappe.

Përkunder këtyre problemeve, trajneri Christophe Galtier, ka arritu të gjej një paqe mes futbollisteve dhe të krijoj harmoni në skuadër, shkruan IndeksOnline.

Në prag të fillimit të kampionatit Botëror, Neymar ka dhënë nj% intervistë për The Telegraph, dhe ka bërë disa deklarate interesante rreth Kylian Mbappes.

Ai ka thënë se francezi është një futbollist i madh dhe të luash përkrah tij shtë një kënaqësi e madhe.

“ Kylian është një lojtar i ri që po rritet dhe po tregon potencialin e tij dhe ka ende shumë për të rritur”, tha braziliani.

Është gjithmonë bukur të luash përkrah të mëdhenjve, gjithmonë e kam preferuar këtë sepse shanset për të fituar janë më të larta.

Të luash me Lionel Messin dhe Kylian është një kënaqësi e madhe. Ata janë dy të mëdhenj, me Messin që konsiderohet prej kohësh më i miri në botë.”, ka deklaruar neymar./IndeksOnline/