21:46 / E Diele, 23 Maj 2021 / A. A

Neymar dështon keq nga penalltia, Di Maria shënon supergol

Neymar nuk e shfrytëzoi mundësinë për të shënuar gol në ndeshjen e fundit te sezonit.

Braziliani humbi penallti kundër Brest.

Megjithatë, ishte Angel Di Maria ai që i dhuroi epërsinë Paris Saint Germainit në minutën e 37-të me një gol fantastik nga këndi.

Lufta për titullin e kampionit po vazhdon në Francë.

Lille është në epërsi kundër Angers 0-2 dhe me fitoren eventuale shpallet kampion.