“Neymar do ta kishte më lehtë ta fitoj Topin e Artë në Real Madrid”
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit ishte i pranishëm në garën për Topin e Artë, të cilën e fitoi Cristiano Ronaldo për të pestën herë.
I pyetur për dhjetë trofetë e njëpasnjëshëm që Messi dhe Ronaldo kanë fituar, Florentino e sheh të vështirë për këdo që të mar këtë çmimi vitet e ardhshme.
“Eshte shumë e vështirë për t’ua marrur lidershipin Cristianos dhe Messit” . tha ai.
Megjithatë, për presidentin e Realit, Neymar është i treti në list i cili mund ta merr këtë çmim. Perez thotë se do t’i jepte më shumë opsione nëse ai luan në Real Madrid.
“Neymar duke qenë në Madrid do të kishte më shumë lehtësi për ta fituar atë, Madridi është një klub që i jep atë që i nevojitet një lojtari të madh” .
Florentino poashtu nuk e fsheh simpatinë që ka për brazilian.
“Gjithkush e di se unë doja ta transferoja atë” , tha ai. /IndeksOnline/