Neymar do të mungoj edhe në ndeshjen e dytë kundër Barcelonës?

Futbollisti brazilian i PSG, Neymar Junior me shumë gjasë pritet të mungoj edhe në ndeshjen e dytë kundër Barcelonës.
Ai po vazhdon rikuperimin nga lëndimi, por mediat në Spanjë po raportojnë që ai nuk do të mund të kthehet në kohë, transmeton Indeksonline.
Ndeshjen e parë PSG e fitoi me rezultat 1:4 dhe tash do të luaj si vendas.
Mbetet të shihet nëse PSG do të arrij të ruaj këtë rezultat apo do të dështojnë sikurse në vitin 2017./Indeksonline/