Neymari, do të rikthehet të luajë aty ku e quajtën “biri i kurvës”
Futbollisti më i përfolur gjatë afatit kalimtar veror ishte Neymar.
Braziliani ishte shënjestër e transferimit nga dy gjigantët spanjollë, Barcelona dhe Real Madrid.
Megjithatë edhe pse u negociua deri në minutat e fundit të afatit, Neymar dështoi të largohej dhe të paktën deri në janar do të jetë futbollist i Paris Saint Germainit.
27- vjeçari nuk ka luajtur asnjë minutë me ekipin francez pas problemeve që pati me drejtuesit.
Madje, tifozët e parisienëve e quajtën “biri i kurvës” në ndeshjen kundër Nimes. /Indeksonline/