Neymar do të stërvitet larg skuadrës, kjo është arsyeja
Ylli i Paris Saint-Germain raportohet se do të stërvitet larg skuadrës deri sa e ardhmja e tij të zgjidhet.
Neymari është duke u përfolur për një largim nga PSG, e ku skuadra e cila është më pranë transferimit të brazilianit është Barcelona.
L’Equipe pretendon se Neymar po stërvitet larg skuadrës, transmeton Indeksonline.
Barça ka ofruar diku rreth 100 milionë euro plus Philippe Coutinho dhe Ivan Rakitic, Nelson Semedo ose Ousmane Dembele./Indeksonline/.