75 Mall Live Search
16:41 / E Diele, 26 Qershor 2022 / C E

Neymar drejt largimit nga PSG

Neymar raportohet se mund të largohet nga Paris Saint-Germaini në afatin kalimtar të kësaj vere.

“RMC Sport” ka raportuar se sulmuesi brazilian tani është duke e menduar largimin, pavarësisht se më herët ishte menduar se ai e dëshiron qëndrimin.

Neymar ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025, por së fundi u raportua se edhe Luis Campos po kërkon ta shesë lojtarin.

Sipas mediumit francez, 30-vjeçari e ka shprehur disa herë nevojën e tij për “t’u ndier i dashur” nga klubi në mënyrë që të ketë paraqitje të mira prej tij.

Megjithatë, hierarkia e PSG-së thuhet se nuk e ka fshehur faktin se duan ta shihnin Neymarin duke u larguar.

Ish-sulmuesi i Santosit në “Parc des Princes” u transferua në vitin 2017 nga Barcelona për shumën rekorde prej 222 milionë eurosh.