75 Mall Live Search
11:45 / E Enjte, 04 Maj 2023 / B O

Neymar e bën “Like” një postim ku PSG quhet klub i vogël

Jo vetëm Lionel Messi duket se është i pakënaqur me situatën te PSG.

Neymar e ka pëlqyer së fundi një postim në Instagram ku PSG quhet klub i vogël dhe ku pretendohet se Messi e Neymar ishin më të lumtur në Barcelonë.

Situata e tensionuar mes brazilianit dhe klubit u bë më e madhe kur tifozët parisien ditë më parë brohorisnin para shtëpisë së Neymar që ai të largohej nga klubi.

Një hipotezë e fundit ka lindur në mediat katalonase ku thuhet se Barcelona do të tentojë rikthimin e Messit e Neymar në verë.

Shitja e Raphinhas te Newcastle shihet si rritje e buxhetit për të arritur këtë synim./Indeksonline/