21:28 / E Mërkurë, 29 Mars 2023 / Gj. Sh

Neymar humb një milion euro në një kazino online (VIDEO)

Futbollisti i PSG-së, Neymar, nga fundi i muajit shkurt po vuan nga një dëmtim në kyçin e këmbës, i cili do ta mbaj jasht fushave deri në fund të sezonit.

Por kjo nuk po e pengon brazilianin të relaksohet, shpesh duke i treguar publikut atë çfarë bënë gjatë ditës, shkruan IndeksOnline.

Neymar së fundmi ka transmetuar një video ku shihet duke luajtur bixhoz në një kazino online.

Futbollisti i PSG-së, ka humbur 1 milion euro, për më pak se dy orë, dhe ishrte i mërzitur nga humbja e parave.

Neyar fillimisht shihet me lot në sy pas humbjes së parave, por më pas ai fillon të qesh me dështimin e tij në kazino./IndeksOnline/