Neymar i dërgon mesazh Messit pasi në short PSG-së i ra me Barcelonës

Sot u hodh shorit për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.
Ky short na solli përball dy skuadrat, Barcelona dhe PSG, që do të luajnë kundër njëra-tjetër për një biletë në çerek-finale, transmeton Indeksonline.
Pas shortit, futbollisti i PSG-së, Neymar i ka dërguar një mesazh mikut të tij në Barcelonë, Lionel Messi.
“Shihemi së shpejti miku im”, kështu ka shkruar Neymar në postimin e tij që e ka bërë në rrjetet sociale, duke ja bashkangjitur një fotografi me të.
Barcelona dhe PSG ndeshjen e parë do ta luajnë me 16 shkurt në stadiumin “Camp Nou”./Indeksonline/