Neymar i gatshëm të shtoj nga paratë e veta për tu transferuar në Barcelonë
Ylli i Paris Saint-Germain Neymar raportohet se është i gatshëm të paguajë një shumë nga xhepi i tij për të përfunduar një kalim në Barcelona.
Neymar ka qenë i interesuar për një largim nga PSG këtë verë dhe nuk ka luajtur asnjë lojë të vetme për parisienët deri më tani këtë sezon. Ai ka qenë duke stërvitur veçmas nga skuadra, pasi diskutimet vazhdojnë për një dalje të PSG.
L’Equipe në Francë pretendojnë se Neymar është shumë i dëshpëruar për një transferim te Barça dhe është i gatshëm të paguajë 20 milion euro PSG-së nga xhepi i tij për të siguruar që lëvizja të kalojë, transmeton Indeksonline.
Propozimi i fundit i Barçës për të sjellë sulmuesin brazilian përfshinte një element mahnitës. Barça ofroi 130 milion euro, përveç transferimeve të Ivan Rakitic (31 vjet) dhe Jean-Clair Todibo (19 vjet), si dhe huazimin e Ousmane Dembélé (22 vjet) për një vit. Por nuk janë të gjitha. Neymar tha se ishte i gatshëm të fuste 20 milion euro nga xhepi i tij për të përmbushur kërkesat e PSG dhe të përfundojë marrëveshjen.
Përkundër kësaj, aspekti kryesor i marrëveshjes mbetet gatishmëria e tre lojtarëve për t’u bashkuar me PSG – është diçka që nuk ka ardhur ende. Ndërsa Todibo dhe Rakitic janë të gatshëm të bashkohen me PSG, Dembele dëshiron të qëndrojë./Indeksonline/