Neymar i thotë Rivaldos të qetësohet pas komenteve kontraverse për Botërorin e 2002-s

Neymar ka reaguar ndaj një komenti kontravers të legjendës së Brazilit, Rivaldo.
Në një episod të fundit të podkastit të sulmuesit legjendar të Brazilit, Romario, ka biseduar me Neymarin për karrierën e tij dhe historinë e futbollit brazilian.
Gjatë episodit, Neymar u pyet se cilin lojtar mund të kishte zëvendësuar nga ekipet fituese të Brazilit në Kupën e Botës të vitit 2002, 1994 dhe 1970.
Por, Rivaldo, një nga lojtarët kyç të Brazilit gjatë periudhës së dominimit të Kupës së Botës, nuk ishte i kënaqur me këtë.
“E dëgjova @neymarjr të thotë se në kulmin e tij, ai mund të kishte luajtur në vendin tim në Kupën e Botës 2002. Me gjithë respektin dhe admirimin që kam për të, mund të them me 100% siguri se kjo nuk do të kishte ndodhur. Në atë kohë, isha kaq i fokusuar, i vendosur dhe i etur për të fituar titullin botëror sa askush, pa marrë parasysh se sa i mirë ishte në kulmin e karrierës së tij, nuk mund ta zëvendësonte vendin tim”, u shpreh Rivaldo
Në komentimin e tij në postimin e Rivaldo-s në Instagram, futbollisti i Al-Hilal shkruajti:
“Qetësohu shoku im…! Të gjithë lojtarët brazilianë që kanë luajtur në Kupën e Botës, 100% kanë qenë të përkushtuar dhe të fokusuar… disa arritën qëllimin final, të tjerë fatkeqësisht jo, dhe kjo është pjesë e futbollit”. Kam pasur gjithmonë respekt për ty dhe kurrë nuk do të marrë meritën për atë që je për futbollin brazilian… ishte thjesht një zgjedhje për të futur të tre, dhe nuk mund ta largoja Ronaldo-n dhe Ronaldinho-n, apo jo”, kishte komentuar Neymari.