22:58 / E Diele, 22 Shtator 2019 / indeksADMonline

Neymar ia siguron tri pikë PSG-së në fund të ndeshjes

PSG ka fituar derbin e Francës, duke e mposhtur Lyonin me rezultat 0-1 në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Ligue 1.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Neymar në minutën e 87-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Braziliani i është kthyer normalitetit pas problemeve me skuadrën para sezonit.

Me këtë fitore, PSG është e para me 15 pikë, derisa Lyonin është në vendin e nëntë me 8 pikë. /IndeksOnline/