Neymar – Icardi u tregojnë Ramos e Benzemas sesi realizohet penalltia

PSG-ja triumfoi me rezultatin 7-0 në miqësoren ndaj blegevë të Beveren, ndeshje kjo që u zhvillua sot në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri.
Golat për kampionët e Francës u realizuan nga Neymar, Icardi, Mbappe, Çupo Moting 2 dhe Mbe Soh, ndërkohë që golin e parë belgët e shënuan në portën e tyre me anë të Vukotiç.
Një moment tepër i veçantë u shënua në minutën e 47-të, kur gjyqtari akordoi 11-metërsh për PSG-në, ndërkohë që Neymar preferoi të “kopjonte” Lionel Messin, i cili në sfidën ndaj Celta Vigos disa sezon më parë asistoi për Suarez nga pika e bardhë e penalltisë.
Të njëjtën skemë aplikoi edhe ramos e benzema me realin por që dështuan, ndërsa braziliani, neymar i cili i pasoi Icardit, edhe pse me vështirësi arritën ta dërgojnë topin drejt rrjetës.
Neymar just passed a penalty.??pic.twitter.com/aq0c9KlzLL
— Joe (@MessidemicV2) July 17, 2020