Neymar: Isha afër t’i bashkohesha Fluminenses për Botërorin e Klubeve

Neymari këtë vit ka bërë rikthimin e tij në Brazil.
Ai ju ribashkua ish-skuadrës së tij, Santosit ku bëri një start të mirë duke shënuar 3 gola dhe 3 asistime në 7 paraqitje në “Campeonato Paulista”.
Por edhe tek Santosi ai hasi në lëndime, ku ishte jashtë fushave për 2 muaj.
Tani braziliani, tregoi se ishte afër t’i bashkohej rivalit në ligën braziliane, Fluminense e cila po merr pjesë aktualisht në Botërorin e Klubeve.
“Isha afër t’i bashkohesha Fluminense për Kupën e Botës për Klube, ishte një shans serioz. Vendosa të mos vazhdoja dhe të qëndroja te Santos për t’u rikuperuar pasi nuk jam ende 100% në formë dhe dua të jem në formën time më të mirë sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh Neymar.
Santosi i tij gjendet aktualisht në pozitën e 15-të në Serie A të Brazilit dhe ka gjithsej 11 pikë./IndeksOnline/