75 Mall Live Search
08:12 / E Premte, 28 Shkurt 2025 / G T

Neymar ishte afër Bayernit: Guardiola erdhi në shtëpinë time në orën 2 të mëngjesit

Futbollisti i Kombëtares së Brazilit, Neymar Jr-i gjatë një interviste ka treguar se ishte shumë afër t’i bashkohej Bayern Munchenit.

Neymar zbuloi një takim tejet interesant që e bëri me Pep Guardiolan në shtëpinë e tij në orën 2 të mëngjesit, shkruan Indeksonline

“Isha duke shkuar te Bayerni për shkak të Pep Guardiolas. Pasi fitova çmimin “Puskas”, babai im më telefonoi në ora 2 të mëngjesit. E hapa telefonin dhe më tha hape derën. Isha pothuajse i zhveshur, kur e hapa e pashë që ishte me Pep Guardiolan dhe përkthyesi.

“Pep më tha: Se dëshiron të nënshkruaj me mua, në cilindo ekip që shkon. Dhe do më bënte lojtarin më të mirë në botë.

“Ai më tregoi një letër, hapi llaptopin e tij dhe vazhdoi duke më treguar se ku do të luaj… Pep gjithashtu tha se: Nëse nuk shënon 60 gola në sezon, do e ndryshoja emrin.

“Unë isha i gatshëm, dhe i thashë se në cilin skuadër. Ai më tha se ende nuk e di këtë. Por unë insistova dhe ai më tregoi se në Bayern Munchen.

“Në fund vendosa t’i bashkohesha Barcelonës”, u shpreh Neymar Jr

Ylli brazilian, që tashmë është rikthyer te Santosi, pas Barcelonës u transferua në PSG, duke u bërë lojtari më i shtrenjt në histori me më shumë se 200 milionë euro./Indeksonline/