Neymar “kapet” me tifozët: Një herë më fishkëlleni, e tani…!
Neymar ishte i pranishëm në stadiumin “Vila Belmiro” për të mbështetur Santosin, edhe pse nuk mundi të aktivizohej në fushë për shkak të një lëndimi.
Ylli brazilian e ndoqi ndeshjen nga tribunat, ku u pa, duke komunikuar drejtpërdrejt me tifozët.
Në një moment, Neymari iu drejtua atyre me një mesazh të qartë:
“Një herë më fishkëlleni. Tani le të të mbështesim”!
Kjo deklaratë u pa si një thirrje për bashkim dhe përkrahje të ekipit gjatë ndeshjes, pavarësisht mungesës së tij në fushë.
Prania e Neymarit në tribuna dhe reagimi i tij treguan përkushtimin ndaj klubit dhe rëndësinë që ai i jep atmosferës dhe mbështetjes së tifozëve në momente të vështira./Indeksonline/
Neymar para torcedores do Santos na Vila Belmiro:
— Planeta do Futebol 🌎 (@futebol_info) January 22, 2026
“No final xinga. Agora vamos apoiar.”
🎥 @lucas_musetti pic.twitter.com/Lph1W9fwcZ

