75 Mall Live Search
09:25 / E Premte, 03 Nëntor 2023 / L K

Neymar kryen një nga ndërhyrjet më të vështirë, 4 orë operacion në sallë

Neymar iu nënshtrua ditën e enjte ndërhyrjes kirurgjikale në gjurin e majtë teksa u dëmtua në ndeshjen e Brazilit ndaj Uruguajit më datë 17 tetor.

Ylli i “Selecaos” dëmtoi meniskun dhe ligamentin, ndaj operacioni ishte i vështirësisë maksimale dhe zgjati plot katër orë.

Ishte doktori i kombëtares, Rodrigo Lasmar ai që mori përsipër këtë ndërhyrje që në fund u cilësua e suksesshme.

31-vjeçari që sapo ishte transferuar në Arabinë Saudite tek Al-Hilal pritet të mungojë për një periudhë të konsiderueshme e cila varion nga gjashtë muaj deri në një vit.