75 Mall Live Search
16:44 / E Martë, 07 Janar 2025 / Gj. Sh

Neymar lë të hapur mundësinë e transferimit te Inter Miami për tu bashkuar me Messin dhe Suarez

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe PSG-së, Neymar nuk e ka përjashtuar mundësinë për tu transferuar në kampionatin amerikan.

Ai tha se do të ishte interesante të ribashkohet me ish dy shokët e tij, Lionel Messi dhe Luis Suarez, të cilët janë pjesë e skuadrës së Ibter Miamit, shkruan IndeksOnline.

“Natyrisht, të luash sërish me Messin dhe Suarez do të ishte e pabesueshme”, tha ai për CNN Sport pasi fitoi çmimin e karrierës së lojtarit në ”Globe Soccer Awards” në Dubai.

“Ata janë miqtë e mi. Ne ende flasim me njëri-tjetrin. Do të ishte interesante të ringjallet kjo treshe. Jam i lumtur në Al Hilal, jam i lumtur në Arabinë Saudite, por kush e di. Futbolli është plot surpriza.”, deklaroi Neymar.

Braziliani aktualisht është pjesë e skuadrës arabe, Al Hilal, me kontratën e cila skadon në qershor të vitit 2025./IndeksOnline/