Neymar lirohet nga akuzat për mashtrim dhe korrupsion

Superylli i Paris Saint-Germain, Neymar është liruar nga të gjitha akuzat në lidhje me rastin e mashtrimit dhe korrupsionit rreth transferimit të tij në vitin 2013 nga skuadra braziliane Santos te FC Barcelona, transmeton IndeksOnline.
Prokurorët po kërkonin një dënim me dy vjet burg për anësorin dhe një gjobë prej 10 milionë euro.
Por të gjitha këto akuza janë hequr njofton gjykatat spanjolle.
Neymar luajti për Barcelonën për 4 vite, nga 2013 deri në 2017./IndeksOnline/