16:07 / E Enjte, 23 Qershor 2022 / Gj. Sh

Neymar mund të rikthehet te Barcelona

Sulmuesi brazilian Neymar, nuk e ka të sigurt të ardhmen te PSG.

Një largim të tij e ka paralajmëruar edhe presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi, në një deklaratë për mediat franceze.

Mediat spanjolle raportojnë se Neymar, mund të largohet nga Parisi gjatë kësaj vere, dhe mund të rikthehet te Barcelona, transmeton Indeksonline.

Agjenti Pini Zahavi theksohet se u ka ofruar brazilianin katalanasve për 50 milionë euro, megjithatë për momentin Barça nuk po e konsideron një mundësi të tillë, kjo për faktin se paga e Neymar është shumë e lartë dhe rikthimi i tij do të nënkuptonte një kosto shumë të lartë shtesë./Indeksonline/