75 Mall Live Search
08:26 / E Enjte, 17 Prill 2025 / G T

Neymar në lot, u largua sërish nga fusha i lënduar

Futbollistit të Kombëtares së Brazilit, Neymar-it s’po ia do hiç. Ai është lënduar sërish.

Në ndeshjen mes Santosit dhe Atletico-MG, ish-lojtari i PSG-së u lëndua sërish dhe u largua nga fusha në pjesën e parë, shkruan Indeksonline

Neymar la fushën e lojës me lot në sy, por nuk dihet shkalla e lëndimit.

Sulmuesi brazilian erdhi te Santosi nga Al-Hilal në janar të këtij viti, duke bërë kështu rreth 13 paraqitje, shënoi tri gola dhe bëri tri asiste./Indeksonline/