75 Mall Live Search
10:40 / E Diele, 30 Qershor 2019 / indeksADMonline

Neymar: Ngritu… je i madh vëlla, të dua shoku im

Luis Suarez ishte figura tragjike në eliminimin e Uruguajit nga Kupa e Amerikës.

Sulmuesi 32 vjeçar humbi penalltinë kundër Perusë, dhe kjo bëri që kombëtarja e Suarez të eliminohej në çerekfinale.

Sulmuesi u pa shumë i emocionuar madje nuk mund të mbante lotët pas ndeshjes.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, braziliani Neymar i ka dal në mbështetje. ” Ngritu… je i madh vëlla. Të dua shoku im” shkruan Neymar. /Indeksonline/