14:33 / E Hënë, 19 Tetor 2020 / C E

Neymari një besimtar i devotshëm: Ta nisim javën duke falënderuar Zotin!

Neymari është duke kaluar në një formë të mirë këtë sezon dhe për dallim nga herët e tjera nuk ka ndonjë lëndim që zakonisht e ndjekin.

Braziliani ka postuar një fotografi në rrjetet sociale ku kërkon të falënderohet Zoti.

Le të fillojmë javën duke falënderuar Zotin, sepse jam i sigurt se më shumë bekime do të vijnë. Javë të mbarë të gjithëve“, ka shkruar Neymari.

Neymari ka zhvilluar vetëm tri ndeshje në Ligue 1 këtë sezon dhe ka realizuar dy gola derisa në dy ndeshje me Brazilin ka shënuar tri herë. /IndeksOnline/