75 Mall Live Search
15:03 / E Enjte, 23 Dhjetor 2021 / AR

Neymar nuk do të jetë në gjendje të luajë kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve

Mungesa e Neymar në javët e fundit ka qenë një problem për Paris Saint-Germain dhe tani klubi francez është jashtëzakonisht i frikësuar nga mundësia që braziliani të mos shërohet në kohë për t’u përballur me Real Madridin në Ligën e Kampionëve.

Klubi parisien ka ende Lionel Messin dhe Kylian Mbappen, por do të ishte shumë më i lumtur të kishte tripletën e plotë të trupit të tyre sulmues për rifillimin e Ligës së Kampionëve, raporton Marca, transmeton Klankosova.tv.

Klubi francez është i vetëdijshëm se afati kohor i rikuperimit të Neymar nga një dëmtim i kyçit të këmbës mund të mos e lejojë atë të kthehet në kohë për ndeshjen e parë, të paktën.

Neymar është jashtë fushës që prej 28 nëntorit, por po mendon të shpejtojë rikthimin për të luajtur një pjesë në ndeshjet kyçe.