Neymar nuk ftohet te kombëtarja e Brazilit

Futbollisti i PSG-së, Neymar nuk është ftuar të luaj për kombëtaren braziliane, në ndeshjen miqësore kundër Marokos. e cila do të luhet me mars në Tangier.
Trajneri i përkohshem i Brazilit, Ramon Menezes, sot ka bërë publike listën prej 25 futbollistëve të ftuar, ku përveq Neymarit, mungojnë edhe Thiago Silva dhe portieri i Liverpulit Alisson, shkruan IndeksOnline.
Arsyeja se përse nuk është ftuar Neymar, është se sulmusi i PSG-së ka pësuar një lëndim në ligamentin e këmbës së djathtë dhe sipas mjekut të kombëtares braziliane, ai nuk do të mund të jetë i gatshëm për tu bashkuar me kohë me grupin.
Gjatë ditës së sotme, trajneri i PSg-së, Christophe Galtier, ka bërë të ditur se neyamr do të humbas edhe ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munchenit, e cila zhvillohet të mërkuren e ardhshme.
Trajneri i përkohshëm i Brazilit, Ramon Menezes, për ndeshjen miqësore kundër Marokos, ka zgjedhur një grup të ri, me një moshë mesatare 24 vjeç dhe nëntë lojtarë të thirrur për herë të parë.
Portierë: Ederson (Manchester City), Mycael (Athletico-PR) Weverton (Palmeiras)
Mbrojtës: Arthur (América-MG), Emerson (Tottenham), Alex Telles (Sevilla), Renan Lodi (Nottingham Forest), Ibañez (AS Roma), Éder Militão (Real Madrid), Marquinhos (PSG), Robert Renan (Saint- Petersburg)
Mesfushorë: André (Fluminense), Andrey Santos (Vasco), Casemiro (Manchester United), João Gomes (Wolverhampton), Lucas Paqueta (West Ham), Raphael Veiga (Palmeiras)
Sulmues: Antony (Manchester United), Richarlison (Tottenham), Rodrygo (Real Madrid), Rony (Palmeiras), Vinicius Júnior (Real Madrid), Vitor Roque (Athletico-PR)./IndeksOnline/
