Neymar nuk heq dorë nga ëndrra për Botërorin, pret ftesën e Carlo Ancelottit
Sulmuesi brazilian Neymar vazhdon të mbajë gjallë shpresat për një rikthim në Kombëtaren e Brazilit për Kupën e Botës, teksa forma e tij fizike dhe sportive duket në rritje javë pas jave.
34-vjeçari ishte protagonist edhe mbrëmjen e kaluar në fitoren e Santos FC ndaj Red Bull Bragantino, ku gjeti sërish rrugën e rrjetës dhe konfirmoi momentin pozitiv që po kalon pas rikuperimit nga dëmtimi.
Aktualisht, Neymar ka realizuar gjashtë gola në të gjitha garat këtë sezon, ndërsa paraqitjet e fundit kanë rikthyer optimizmin te tifozët brazilianë, të cilët besojnë se ai mund të jetë pjesë e listës përfundimtare të “Seleçaos”.
Sipas raportimeve në Brazil, më 18 maj pritet që trajneri Carlo Ancelotti të publikojë listën e lojtarëve të grumbulluar për Kupën e Botës. Në këtë kuadër, Neymar vazhdon të shpresojë për një rikthim të madh me fanellën verdhejeshile, në atë që mund të jetë edhe turneu i fundit madhor i karrierës së tij./Indeksonline/
BY THE WAY…THIS WAS A FANTASTIC GOAL FROM NEYMAR JR. 🇧🇷🔥pic.twitter.com/VpCxaptWLB
— Goals Side (@goalsside) May 11, 2026

