‘Neymar nuk ka arsye të largohet nga PSG’

Ndërkohë që Neymar po argëtohet jashtë fushës së blertë duke ndjekur pasionet e tij, ku pokeri është një prej tyre, rikthimi në Barcelonë duket një mision i vështirë.
Kështu mendon mesfushori i PSG-së, Leandro Paredes.
Argjentinasi thotë se sulmuesi do të qëndrojë dhe ndihet shumë mirë në Paris.
Nuk ka asnjë arsye që Neymar të largohet. Ai është pjesë e rëndësishme e PSG-së dhe do të vazhdojë të qëndrojë për t’u rritur së bashku dhe për të synuar objektivat e mëdhenj. Ai mund të bëjë diferencën në çdo moment”, thotë Paredes.