75 Mall Live Search
17:53 / E Martë, 04 Qershor 2024 / Gj. Sh

Neymar: Padyshim që Topi i Artë i takon Viniciusit

Neymar po vazhdon të rikuperohet pas dëmtimit që pësoi në gju në shtator të vitit 2023.

Ai u shpreh se procesi i rikuperimit është i dhimbshëm ku si pasojë e këtij lëndimi ai ka humbur edhe Copa Amerika

“Është e dhimbshme, shumë e dhimbshme, por unë jam duke u rikuperuar. Kanë kaluar shtatë muaj, ka edhe pak për të kaluar, por po ia dalim. Do të jetë e trishtueshme. Është për të ardhur keq që do të qëndroj në shtëpi, sigurisht, por unë do të mbështes shokët e mi të kombëtares. Shpresoj se Brazili mund të fitojë, ne kemi një ekip me lojtarë cilësorë”.

Tutje ai ka folur edhe rreth topit të artë, ku u shpreh se meritori është Vinicius Junior.

“Padyshim që Topi i Artë është i tij, të paktën unë shpresoj kështu. I dërgova një mesazh para finales dhe një tjetër pas. Jam i sigurt se ai do ta fitojë Topin e Artë, ai është i jashtëzakonshëm dhe me krenari vesh ngjyrat tona dhe të vendit tonë në të gjithë botën”, deklaroi ai. /IndeksOnline/