15:56 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Neymar paguhet ekstra nëse duartroket tifozët pas ndeshjës

Javët e fundit kanë trazuar shumë ambientin e kampionëve francezë pasi kanë dalë shumë dokumentë sekretë. Ndërkohë një dokument interesant është ai që tregon për pagesat që përfitojnë disa lojtarë dhe bonuset nga më të çuditshëm.

“Bonusi i etikës” përfitohet nga lojtarët që ndalojnë në përfundim të takimeve dhe duatrokasin tifozët. Thiago Silva përfiton 33 mijë euro në muaj nëse e bën këtë.

Ndërsa Neymar arrin 375 mijë euro në muaj. Megjithatë që ta përfitoje të plotë këtë shumë duhet të plotësoje dhe disa kushte të tjera siç ishte mbërritja në orar apo respekti ndaj mediave.