14:50 / E Diele, 27 Dhjetor 2020 / Blerim

Neymar për 31 dhjetor shtëpinë e tij do ta bëj disko me 500 të ftuar

Duhen edhe katër ditë për Vitin e Ri, por Neymar është në qendrën e polemikave. Sulmuesi i PSG, është duke u rikuperuar nga dëmtimi dhe ndodhet në shtëpinë e tij në Magaratiba në Brazil, çdo gjë këtu është në rregull, por lojtari ka organizuar një mega-parti duke ftuar 500 njerëz për natën e 31 dhjetorit.

“O Globo” shkruan sulmuesi i PSG ka ndërtuar një diskotekë pikërisht për këtë ngjarje, ku nuk do të lejohen celularët. Në Brazil kanë shpërthyer menjëherë, me të drejtë, polemikat për shkak të situatës me koronavirus, duke qenë se Brazili është vendi i tretë në botë për të infektuarit.