75 Mall Live Search
17:14 / E Diele, 05 Prill 2020 / indeksADMonline

Neymar përgatitet për një rikthim tek Barcelona

PSG tanimë duket se është pajtuar me faktin që do ta humbasë yllin e saj.

Neymar duket se po bën gati terenin për një rikthim të bujshëm tek Barcelona gjatë kësaj vere, siç raporton Sport.es.

Klubi francez ka kuptuar se nuk mund ta mbajë më shumë brazilianin dhe po punojnë vetëm që të përfitojnë një shumë të majme parash nga largimi i tij.

2 vite më parë kur e transferuan atë nga Barcelona i kushtoi PSG-së hiç më pak se 222 milionë euro, gjë që është rekord i të gjitha kohërave. /IndeksOnline/