75 Mall Live Search
13:27 / E Diele, 24 Gusht 2025 / Gj Sh

Neymar pëson lëndim të ri, pritet ti mungoj Brazilit në ndeshjet e shtatorit

Lëndimet nuk po e lënë të qetë Neymarin.

Futbollisti brazilian ka pësuar një lëndim të ri në kofshë, gjatë stërvitjes me skuadrën e Santosit, shkruan IndeksOnline.

Ky lëndim pritet ta lë atë jashtë fushave edhe për kombëtaren e Brazilit, në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror, gjatë muajit shtator.

Ai ka marr ftesë nga selektori, Carlo Ancelotti, por tashmë do të vlerësohet situata e tij.

Tekniku italian pritet ta shpall listën finale të henën, ku Brazili do të luaj ndaj Kilinin më 4 shtator dhe Bolivinë më 9 shtator./IndeksOnline/