75 Mall Live Search
17:47 / E Enjte, 10 Mars 2022 / MSH

Neymar publikon bisedën me Donnarumma-n, pas spekulimeve për perleshje në zhveshtore

Mediat ndërkombëtare të sportit kanë raportuar mbrëmë se dyshja Neymar-Gianluigi Donnarumma janë përplasur mbrëmë në zhveshtoret e PSG-së pas disfatës nga Real Madridi.

Sipas Marca-s, bashkëlojtarët e tyre kanë ndërhyrë për të ndarë dyshen e cila ishte kacafytur pikërisht për shkak të disfatës.

Një gjë të tillë e ka demantuar braziliani Neymar, i cili ka publikuar në Instagram bisedën e tij me Donnarumman, ku kanë diskutuat mbi këtë spekulim.

“Tung Ney. Më vjen keq për dje. Ky lajm është i papranueshëm” i ka thënë Donnarumma Neymarit.

“Mik. Qetësohu! Kjo mund të ndodhë në futboll. Jemi një ekip dhe jemi me ty. Je ende shumë i ri dhe ke shumë për të fituar. Ngritu dhe vazhdojmë. Përqafime” i është përgjigjur Neymari.

Pastaj, Neymar në Instagram u është drejtuar edhe mediave, duke thënë se lajmi është gënjeshtër.

“E urrej të flas për lajmet… Por ky postim është gënjeshtër. Nuk kisha një brigadë në zhveshtore. Gazetarë jokompetentë që dëshirojnë të promovohen, provoni tjetër herë, në rregull?” ka deklaruar Neymar.

Mbrëmë PSG pësoi një disfatë për t’u harruar nga ana e Real Madridit.

Në ndeshjen e zhvilluar në Santiago Bernabeu në kuadër të Ligës së Kampionëve, Reali përmbysi epersinë minimale të PSG-së, me Benzeman që realizoi hat-trick./Indeksonline/