75 Mall Live Search
21:05 / E Enjte, 20 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Neymar reagon pas shkarkimit të Mourinhos

Neymar është figura e fundit që ka reaguar pas shkarkimit të Jose Mourinhos nga Manchester Unitedi.

Paris Saint-Germain do të përballet me Manchester Unitedin në Champions League në fazën e eliminimit direkt, dhe braziliani është i lumtur me shortin.

”Isha i lumtur me shortin, do të jenë dy ndeshje të mrekullueshme mes dy skuadrave të mëdha”, tha ai.

”Ne e dimë kualitetin që Manchester Unitedi e ka dhe e dimë se lojtarët e tyre kanë mentalitet fitues”.

Image: PA

Derisa sa ishte në Man United, Mourinho e drejtoi skuadrën në fazën e eliminimit direkt të Champions League, ku spikatë edhe fitorja e Juventusit në Torino, transmeton IndeksOnline.

Por, pas humbjes nga Liverpooli, 3-1 të dielën, portugezi u shkarkua me Ole Gunnar Solskjaer e zëvendësoi atë në baza permanente.

Një njeri i ri në stol, dhe një stil i ri i lojës.

Neymar është i vetëdijshëm për tranzicionin në klub dhe për kualitetin që skuadra e posedon.

Image: PA

”Trajneri ka ndryshuar dhe do të jetë një stil i ri i lojës – ata janë në proces të ndryshimit të gjërave – por, ne e dimë kualitetin që ata kanë”.

”I dua ndeshjet e mëdha dhe gjithnjë do të jetë nder të luajmë ndaj tyre. Jam i lumtur që do të përballemi me ta”, u shpreh Neymar./IndeksOnline/